Ekspertët për tarifat doganore nga ShBA-ja: Nuk do të ndihen pasojat në afat të shkurtër

03.04.2025 14:57

Maqedonia e Veriut në mënyrë direkte...

Maqedonia e Veriut në mënyrë direkte dhe në afat të shkurtër nuk do t’i ndjejë pasojat nga tarifat e shpallura nga ShBA-ja edhe për vendet e rajonit, përshi dhe RMV-në me 33%, vlerësojnë ekspertët vendas.

Megjithatë, ekonomistët parashikojnë se pasojat në mënyrë indirekte në afat të gjatë, gjithsesi se do të ndihen përmes partnerëve tanë evropianë. Statistikat tregojnë se ShBA-ja ndodhen në vendin e 24-të si partner i ynë tregtarë.

Nëse e krahasojmë raportin e importit me atë të eksportit, nga viti i kaluar, rreth 110 milionë dollarë është eksporti dhe 190 milionë dollarë është importi.

Ndërkohë, shkëmbimi i përgjithshëm tregtar mes Maqedonisë dhe ShBA-së është mbi 314 milionë dollarë. Ekspertët këshillojnë në ridefinim të politikës fiskale dhe tatimore.

“Efektet do të jenë pak të prolonguara në periudhën e mëvonshme, por ne duhet t’i theksojmë avantazhet tona si ekonomi dhe të punojmë me riorganizim të brendshëm për ridefinimin e politikës fiskale dhe tatimore.”, - deklaroi kryetarja e Biznes-Asociacionit të Evropës, Katerina Boshevska.

“Nuk pres që kjo për momentin do t’i zvogëlonte investimet e huaja. Megjithatë, mund të themi se efekti është më shumë në mënyrë indirekte, gjegjësisht efekti që kompanitë tona e kanë përmes eksportit të prodhimeve të caktuara drejt BE-së , e më pastaj nga BE-ja në ShBA. Gjithashtu mendoj se kjo do të sjellë në zvogëlimin e investimeve të mundshme nga ShBA-ja, posaçërisht këtu e kam fjalën për diasporën tonë që filloi të hapë kompani në Maqedoni, që kanë qëllim eksportin në ShBA.”, - theksoi drejtoresha gjenerale "Maqedonia 2025", Nikica Mojsosvka Bllazhevska.

“Maqedonia bën pjesë me shumë pak përqindje në importin e ShBA-së, thuajse i parëndësishëm. Si partner tregtar, ShBA-ja është në vendin e 24-të në listën e partnerëve tanë tregtarë dhe këtu bëhet fjalë për efekt të vogël direkt. Nëse do të preken partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë, siç është BE-ja, e posaçërisht Gjermania me industrinë e automobilave, gjithsesi se ajo do të reflektohet edhe te ne.”, - u shpreh profesori universitar, Trajko Sllavevski.

Rreth 18 vende janë të prekura nga vendimi i presidentit amerikan, Donald Tramp, për dogana reciproke.

Për Maqedoninë është e paraparë tatim 33%, që është një nga më të lartat në rajon, Serbia me 37%, ndërsa Shqipëria, Kosova dhe Mali i zi me 10%. Ajo që më së shumti Maqedonia eksporton në ShBA janë: makineri, ushqime, pije dhe duhan. (Florije Kamberi, TVM2)