Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nuk heq dorë nga paga minimale prej 6.000 denarësh

03.04.2025 15:14

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë...

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nuk heq dorë nga propozimi për rritje të pagës dhe mëditjeve minimale prej 6.000 denarësh me kontribute të subvencionuara. Kreu i Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafilov, bën thirrje për bisedime me Qeverinë.

“Edhe pse një numër i madh i punëdhënësve e pranuan edhe propozimin e LSM-së, madje ata propozuan ngrirjen e kontributeve dhe rritjen e pagave të punëtorëve, Qeveria vlerësonte se punëtorëve nuk u nevojitet pagë minimale më e lartë dhe në mënyrë të njëanshme për herë të parë në histori nga sjellja e ligjit të pagës minimale me miratimin e informacioneve të Qeverisë dhe jo mendimin e deklaruar të këshillit ekonomik dhe social, paga minimale u shpall në një shumë vërtet minimale. Edhe sot i thërras të na ftojnë të ulemi të bisedojmë në pyetjet që i tangojnë punëtorët dhe nëse nuk realizohet, atëherë shihemi në rrugë.”, - deklaroi Sllobodan Trendafilov nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Sipas profesorit universitar, Trajko Sllavevski, ka ligj për pagën minimale dhe llogaritjet bëhen sipas ligjit dhe nuk ka nevojë të diskutohet dhe të zbërthehet më shumë.

“Mendoj që kjo pyetje nuk duhet të diskutohet, sepse pas diskutimeve të gjata është sjellë ligj dhe formulë që indeksohet paga minimale dhe pagat e tjera. Unë nuk e kam të qartë se si tash kërkohet pëlqim mes partnerëve socialë kur ka ligj.”, - theksoi profesori universitar, Trajko Sllaveski.

Sipas ligjit të pagës minimale dhe llogaritjeve, rritja është 1.800 denarë, ndërsa Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nuk dorëzohet nga kërkesat e saj për rritje të minimales me 6 mijë denarë. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)