Maqedoni

Shëndetësi, rritje lineare pagash për punonjësit e shëndetësisë

03.04.2025 17:32

Me rritjen e fundit lineare të pagave prej 2.500 denarëve...

Me rritjen e fundit lineare të pagave prej 2.500 denarëve për të gjithë punonjësit e shëndetësisë publike, së bashku me rritjen e muajit nëntor, rritja totale e pagave arrin rreth 4.800 denarë, ndërsa për infermierët 6.200 denarë.
 
Me rritjen e fundit, paga më e ulët në shëndetësi është mbi 27.000 denarë për pozitën higjieniste. Ministri Arben Taravari thotë se rritja e fundit është një tjetër hap i madh përpara, drejt motivimit më të madh për punën e palodhur të mijëra mjekëve, infermierëve, teknikëve dhe stafit administrativ.
 
“Paga mesatare në shëndetësi tani është rreth 50.200 denarë dhe kjo është më shumë se një shifër, është sinjal se po investojmë seriozisht në kapitalin njerëzor.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
 
“Në paga kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara, që është 2. 500 denarë në pagën bazë neto, pra, me shtesat 30 për qind, një rritje më e madhe në të gjitha profilet.”, - theksoi kryetari i Sindikatës së Qendrës Klinike, Predrag Serafimovski. 
 
“Në vitin 2020 filluam me më pak se 15 mijë denarë dhe deri në vitin 2022 arritëm në 18 mijë denarë. E kam fjalën për neto, sepse publiku ynë e kupton neton më lehtë sesa shumat bruto.”, - u shpreh drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski.