Botë

Lufta në Gaza: Forcat izraelite sulmojnë një shkollë, 25 viktima dhe mbi 100 të plagosur

03.04.2025 19:43

Agjencia e Mbrojtjes Civile të Gazës tha se të paktën 25 persona u vranë në një sulm ajror...

Agjencia e Mbrojtjes Civile të Gazës tha se të paktën 25 persona u vranë në një sulm ajror në një shkollë ku palestinezët e zhvendosur ishin strehuar.
 
“Njëzet e pesë persona u vranë dhe të paktën 100 u plagosën në sulmin izraelit në shkollën Dar al-Arqam, në verilindje të Gazës”, tha Mahmoud Bassal, zëdhënësi i agjencisë.
 
Më herët, Bassal tha se 19 persona kishin humbur jetën.
 
Ushtria izraelite, nga ana e saj, tha se kishte kryer një sulm ajror në “një qendër komanduese të Hamasit” në Gaza.
 
“Kjo qendër komandimi u përdor nga terroristët për të planifikuar dhe kryer sulme kundër civilëve dhe ushtarëve izraelitë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga forcat izraelite./Top Channel