Ka ndërruar jetë menaxheri i “Pulse” që po kurohej në Lituani, numri i viktimave nga kjo tragjedi shkon në 60
04.04.2025 10:14
Ka ndërruar jetë Aleksandar K., menaxher i diskotekës “Puls”...

Ka ndërruar jetë Aleksandar K., menaxher i diskotekës “Puls” në Koçan, ku më 16 mars 2025 shpërtheu zjarri dhe humbën jetën 59 persona. Aleksandar është viktima e 60-të e tragjedisë në Koçan.
Ndryshe, menaxheri i “Pulse” ka ndërruar jetë teksa po mjekohej në Lituani. Një konfirmim zyrtar publik pritet të bëhet në një konferencë për media të Ministrisë së Shëndetësisë të planifikuar për sot në ora 13:30. Në lidhje me tragjedinë në Koçan, ku humbën jetën 59 persona, dyshohen 27 persona fizikë, tre persona juridikë dhe shtatë policë nga Shtipi dhe Koçani.
