Maqedoni
Shkon në 8 numri i policëve të vdekur
10.05.2015 15:28
Numri i policëve të vdekur nga përleshjet e armatosura në Kumanovë është rritur në 8...

Numri i policëve të vdekur nga përleshjet e armatosura në Kumanovë është rritur në 8, ndërkaq 30 pjesëtarë të policisë kanë mbetur të palgosur të cilët po kurohen në qendren emregjente në Shkup.
Deri më tani asnjë informacion zyrtar nuk është konfirmuar për gjendjen shëndetësore të tyre.
Disa prej të plagosurve janë dërguar për kurim në spitalin e qytetit të Shkupit dhe të tjerët janë ndalur në qendrën kirurgjike në Shkup.
Ekipet mjekësore janë mobilizuar në klinikën e ndihmës së shpejtë mjekësore për të shpëtuar dhe kuruar jetën e të lënduarve.
Ata me urdhër të MPB-së vazhdojnë të jenë në orar punë më shumë se 30 orë pa ndërpreë.
Klinika e qytetit të Shkupit vazhdimisht është nën sigurinë e policisë dhe nuk lejojnë brenda asnjë veturë civile, përveq ndihmës së shpejtë dhe automjeteve policore.
Ndërkohe, kryeministri Nikola Gruevski i ka vizituar policet e plagosur të shtrirë për kurim në Qendrën Klinike në Shkup.
NERMIN MULAKI
