Katër vjet presidente, Osmani: Betim i përjetshëm për Kosovën

04.04.2025 11:45

Sot janë bërë katër vjet...

Sot janë bërë katër vjet që kur presidentja e Kosovës Vjosa Osmani erdhi në këtë post.

Përmes një postimi në Facebook, ajo thotë se betimin që e bëri para katër vjetësh, është betim i përjetshëm për Kosovën.

“Çdo ditë, para së gjithash Kosova! Katër vjet në shërbim të qytetarëve. Katër vjet për Republikën! Katër vjet Presidente, betim i përjetshëm për Kosovën!”, ka shkruar e para e Kosovës.

Ndër të tjera, ajo ndau një video-përmbledhje me vizitat dhe paraqitjet e saja më të rëndësishme në këtë përvjetor.