Rusia sulmon me drone Harkivin
Sulmet me dronë të Rusisë...

Sulmet me dronë të Rusisë që goditën ndërtesa banimi në Harkiv, në verilindje të Ukrainës, kanë vrarë të paktën tre persona dhe kanë plagosur 32 të tjerë, thanë zyrtarët lokalë.
Kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se forcat ruse kryen të paktën 14 sulme në Harkiv brenda 40 minutave. Po ashtu autoritetet raportuan për një të plagosur nga sulmet me dronë në fshatin Ruski Tishki, në periferi të Harkivit, vendbanim që javët e fundit është goditur vazhdimisht nga dronët rusë.
Në Dnipro, ndërkaq, tre persona u plagosën pas një sulmi masiv me dronë, tha guvernatori rajonal.
Po ashtu, të paktën shtatë sulme me dronë janë kryer në rajonin e Zaporizhjas.
Mediat ruse thanë se edhe dy aeroporte të tjera ishin urdhëruar që të mbylleshin, por ende nuk është e qartë nëse në këto dy aeroporte kanë rinisur fluturimet.
