Show Biz

Inva Mula në amfiteatrin e Butrintit

10.05.2015 16:04

Qyteti antik i Butrintit mirëpriti koncertin për Ditën e Evropës mbrëmjen e së shtunës...

Amfiteatri, në shkallarët e të cilit qendronin përfaqësuesit e lartë të vendit, ambsadorë dhe personalitete, sopranoja me famë boterore, Inva Mula, këndoi arie shqiptare dhe të huaja.
 
Në skenën e improvizuar mbi rrënojat e Butrintit këndoi edhe tenori Armaldo Kllogjeri dhe interpretoi kori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
 
Koncerti u përshëndet nga Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri Romana Vlahutin.
 
Këtë 65 – vjetor të krijimit të Bashkimit Evropian, eurudeputeti Eduard Kukan dhe zonja e tij zgjodhën ta festonin në vendin tonë.