Sofje, Procesi i Akabës për Ballkanin, diskutohet siguria e Evropës Juglindore

04.04.2025 15:17

Delegacione nga 30 vende të Ballkanit...

Delegacione nga 30 vende të Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe Evropës, në kuadër të takimit të  nivelit të lartë të Procesit të Akabës për Ballkanin, diskutojnë sfidat që i referohen sigurisë së Ballkanit, ndër tjerash, luftës kundër terrorizmit, migrimit të paligjshëm dhe radikalizmit.

Në takim merr pjesë edhe presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, të cilës i është rezervuar fjalim në sesionin lidhur me identifikimin e  kërcënimeve. Nikoqirët mikpritës të konferencës në Sofje janë presidenti, Rumen Radev, dhe Mbretit Abdullah II i Jordanisë.

“Bullgaria është anëtare aktive e NATO-s dhe BE-së dhe bën hapa aktivë në përforcimin e besimit, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë në Ballkan dhe Evropë. Përgjegjësi e dy vendeve tona për çështjen e sigurisë në këto dy rajone kryesore, na bën shumë të afërt dhe na mundëson që të punojmë bashkërisht dhe të gjejmë zgjidhje të përbashkët.”, - deklaroi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.

“Me liderët ballkanikë mund të bisedojmë për shumë sfida, ta përforcojmë dhe zhvillojmë bashkëpunimin mes vendeve dhe rajoneve. Vendin tuaj e shohim si shtyllë të forcës në rajon, por edhe si zë urtësie në NATO dhe BE.”, - theksoi Mbreti i Jordanisë, Abullah II.

Konferenca e Procesit të Akabës, që organizohet e mbyllur pa prezencë të mediave, është një seri takimesh ndërkombëtare të iniciuara për herë të parë nga Mbreti Abdullah II i Jordanisë në vitin 2015. (Nermin  Mulaki Fejzullahu, TVM2)