Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: BE-ja po na befason
Bashkimi Evropian po tregon vullnet të fortë...

Bashkimi Evropian po tregon vullnet të fortë për të integruar Shqipërinë brenda kështjellës së tij, tha kryeministri, Edi Rama, në të parin takim të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE-së. Kreu i Qeverisë evidentoi se tashmë Shqipëria duhet të nxitojë për ta mbërritur derën e hapur.
“Brukseli dhe Bashkimi Evropian na kanë surprizuar me vullnetin e tyre mjaft të fortë e gatishmërinë mjaft të qartë për të na marrë brenda.”.
“Dera është hapur. Duhet të përfitojmë nga ky shans dhe të bëjmë maksimumin për të qenë brenda, kur kjo derë të mbyllet sërish.”.
Shanset janë të mëdha që të përparojmë dhe të hapim brenda vitit të gjithë grupkapitujt e negociatave, u shpreh në këtë takim Rama, ndërsa ecurinë e vlerësuan edhe ambasadori, Silvio Gonzato, dhe presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, Oliver Ropke.
Gonzato: Angazhim i gjithë shoqërisë
“Të ecësh përpara në BE kërkon angazhim politik, të qytetarëve dhe shoqërinë civile.”.
Ropke: Po lëvizim një gur kilometrik
“Këto tre ditë në Shqipëri, ku komiteti ynë është i pranishëm, do të shënojnë një gur kilometrik të rëndësishëm që tregojnë se Shqipëria është një nga anëtarët me performancë më të shkëlqyer në rrugën e anëtarësimit në BE në grupin e të drejtave themelore dhe shtetit të së drejtës.”, - theksoi Oliver Ropke.
Shqipëria prej muajsh është në proces negociatash me Bashkimin Evropian për kapitujt themelorë të integrimit, ndërsa po vijon puna për mbajtjen e konferencës së katërt ndërqeveritare. Synohet që brenda pak muajsh të hapen edhe 2 kapitujt e fundit. (Luljeta Ndoka, TVM2)
