Maqedoni

Federata ndërkombëtare e gazetarëve, mision skriningu i të drejtave të punëtorëve medial

04.04.2025 17:01

Demokracia patjetër të sigurojë pavarësi etike dhe ekonomike gazetarëve...

Demokracia patjetër të sigurojë pavarësi etike dhe ekonomike gazetarëve dhe pluralizëm medial. Kështu thuhet mes tjerash në deklaratën që iu dorëzua Qeverisë, bëri të ditur gjatë qëndrimit në Shkup, Entoni Belanzher, sekretar i Federatës ndërkombëtare të Mediave.
 
“Demokracia patjetër të mbrojë shtypin e lirë dhe të pavarur, demokracia patjetër t’u mundësojë mediave dhe gazetarëve të punojnë në kushte të mira. Demokracia patjetër të sigurojë pavarësi etike dhe ekonomike gazetarëve të tyre dhe pluralizëm medial. Ky është qëllimi i deklaratës së Shkupit e 4 prillit 2025, e cila do t’u shpërndahet sot, që do t’i dorëzohet Qeverisë dhe federata ndërkombëtare e mediave do ta ndajë te të gjitha përfaqësitë e saja brenda disa orëve.”, - deklaroi sekretari i Federatës Ndërkombëtare të Mediave, Entoni Belanzhe.r
 
Nga Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve medial në Maqedoninë e Veriut thonë se ky mision i Federatës Ndërkombëtare të Mediave është i rëndësishëm për hapjen e një procesi inkluziv të miratimit të ligjeve, që kanë të bëjnë me mediat e harmonizuara me rregullativën evropiane, por edhe për luftën për përmirësimin e kushteve të punës së gazetarëve dhe punëtorëve medial. 
 
“Përforcimin e rregullativës së ligjit për media, që ka të bëjë me mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, të gazetarëve dhe punëtorëve në media. Vendosja e mekanizmave për përforcimin e pozitës socio-ekonomike të gazetarëve dhe të të punësuarve në media, duke e pasur parasysh se gazetaria është e mirë publike. Miratimi i ndryshimeve në ligjet aktuale për media, sidomos të atyre që kanë të bëjnë me mediat lokale, mediat e bashkësive, mediat e specializuara dhe ato jo profitabile.”, - theksoi kryetari i Sindikatës së pavarur të gazetarëve, Pavle Bellovski. 
 
Në mision për skrining të të drejtave të punës dhe atyre profesionale të gazetarëve dhe punëtorëve medial, sekretari i federatës ndërkombëtare të gazetarëve, Entoni Belezher, qëndroi në vend i shoqëruar nga gazetarë eminent dhe ekspert medial, ndërsa nikoqirë të tyre ishin Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve medial dhe Instituti Resis.
 
ABIBE QAILI