Botë

Sulmi mbi Harkiv, Rusia sërish sulmon Harkivin, kërkohen të mbijetuarit nën rrënoja

04.04.2025 17:55

Rusia nisi një seri sulmesh me dronë në Ukrainë, duke vrarë të paktën katër persona...

Rusia nisi një seri sulmesh me dronë në Ukrainë, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur 35 në Harkiv, thanë autoritetet rajonale. Në sulmin e katërt të tillë në qytet këtë javë, dronët rusë goditën zonat e banuara, duke dëmtuar disa ndërtesa të larta dhe duke shkaktuar zjarre të shumta.
 
Ekipet e shpëtimit kërkuan rrënojat gjatë gjithë natës, duke kërkuar për të mbijetuar, ndërsa trupat e të vdekurve u nxorën jashtë rrënojave.  
 
"Trupat e djegur të katër personave tashmë janë nxjerrë nga rrënojat e kësaj ndërtese të shkatërruar, katër persona u vranë dhe 35 u plagosën. Dje, armiku nisi një sulm masiv me dron në lagjen Novobavarskji të Harkivit, drejtpërdrejt në ndërtesat e banimit. Digjej edhe një godinë administrative dhe ka pasur 4 shpërthime zjarri. Në total, një ndërtesë banimi dykatëshe, ndërtesa ndihmëse, dy apartamente në pallate banimi pesëkatëshe dhe shtatë makina janë djegur në një sipërfaqe totale mbi 600 metra katrorë.”, - deklaroi zëdhënësi i Emergjencave të rajonit të Harkivit, Jevhen Vasilenko.
 
“Droni Shahed po fluturonte, unë po qëndroja në rrugë, arrita të vrapoj në shtëpi dhe ndodhi një shpërthim. Pastaj, kur dolëm jashtë ishte një familje, një nënë, një baba dhe një vajzë rreth 10 vjeçe, duke u përpjekur ta thërrisnin nënën e tyre. Ishte vërtetë situatë tmerruese.”, - tha një banore e Harkivit. 
 
Njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe grupet luftarake të lëvizshme të dronëve rrëzuan 42 nga 78 dronë rusë gjatë natës në të gjithë Ukrainën, thanë nga forcat ajrore. Tre persona u plagosën në qytetin e Dnipros dhe objektet e infrastrukturës dhe disa ndërtesa administrative dhe banesore u dëmtuan në rajonin e afërt.
 
Harkivi, një qytet në Ukrainën verilindore që ndodhet rreth 30 kilometra nga kufiri rus, është shënjestruar rregullisht nga sulmet ruse, që nga fillimi i pushtimit në më shumë se tre vjet më parë.
 
REXHEP QAMILI