Maqedoni
Parashikimi i motit
05.04.2025 11:11
Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët e intervale të shkurtra kthjellimi....

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Lokalisht do të krijohen kushte për zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima afatshkurtër. Temperatura minimale do të lëvizë nga 4 deri në9°C, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë nga 14 deri në 20°C.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me periudha më të gjata me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20°C.
Nesër do të ketë depërtim të një mase ajrore të ftohtë nga veriu, e cila do të shkaktojë ndryshim të ndjeshëm të motit. Do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët me reshje shiu, ndërsa në vendet më të larta reshje shiu dhe bore. Në male reshjet do të jenë nga bora dhe do të formohet mbulesë bore nga 10 deri në 15 centimetra.
Do të fryjë erë e fortë veriore me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë dhe temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme. Të hënën me erë të fortë veriore do të fryjë në vend të dobët borë e më pas do të mbajë mot stabil dhe me erë me temperatura të mëngjesit që gjithandej do të jenë negative.
