Botë

Mianmar, rritet në 3354 numri i viktimave nga tërmeti

05.04.2025 11:50

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Mianmar është rritur në mbi 3.354...

Numri i viktimave nga tërmeti i 28 marsit në Mianmar është rritur në mbi 3.354, raportoi media shtetërore.Krahas 3 mijë e 354 viktimave edhe 4 mijë e 508 persona kanë mbetur të lënduar ndërsa edhe 220 persona konsiderohen të zhdukur.

Më shumë se një javë nga fatkeqësia, shumë persona në Mianmar janë ende të pastrehë dhe shumë nga ta janë të detyruar që të flenë në rrugë për shkak se shtëpitë e tyre ose janë shkatërruar plotësisht ose ka rrezik që të shemben. Sipas vlerësimeve të OKB-së, më shumë se 3 milionë persona mund të jenë prekur nga tërmeti prej 7.7 ballësh.
 
Zyrtari kryesor në OKB për ndihmë, Tom Fletcher, pasi u takua me të prekurit nga tërmeti në qytetin Mandalaj të Mianmarit dhe pa nga afër dëmet e shkaktuara në këtë qytet, tha se “Shkatërrimi është i madh”, parandaj “Bota duhet të ndihmojë popullin e Mianamarit”, shtoi ai.