Maqedoni

Presheva e gatshme të ndihmoj vëllezërit Kumanovarë

10.05.2015 16:40

Përleshjet e armatosura në Lagjen e Trimave në Kumanovë...

Përleshjet e armatosura në Lagjen e Trimave në Kumanovë, kanë qenë shkaks që një numër I madh I banorëve të Kumanovës, të largohen drejt Luginës së preshevës, për tu vendosur përkohësisht tek të afërmit e tyre.
 
Kryetari I Preshevës Ragmi Mustafa ka bërë të ditur se dje ishte bllokuar kuufiri për kalim të shqiptarëve të Kumanovës, por me kërkesë të shtabit të Krizës dhe përfaëqsuesit të OSBE-së në Beograd, sot është mundësur kalimi I kufirit në Tabanoc, nga kumanovarët drejt Luginës së Preshevës.
 
“Nga ora 7 e mbremjes dje eshte mbyllur kufiri per qytetaret e kumanoves qe te kalojne ne Preshev nga autoritetet serbe dhe ne kete drejtim duke qene se nje situate e till e krijuar jame detyruar te ftoj shtabin per situat te jashtezanoshme ne kuader te komunes Preshev”, thekson Mustafa.
 
Shqiptarët e Kumanovës është e natyrshme të kërkojnë strehim në Luginën e Preshevës thekson Musatafa pasi mes tyre egzistojnë lidhje të shumta farefisnore. 
 
“Në kete çontest kemi lutur autoritetet serbe qe te mos pengojne shqiptaret e lagjes trimave ne Kumanoves qe te kalojne ne preshev dhe most e pengojne kalimin e studenteve shqiptar qe jane ne Maqedoni dhe qe numri I konsiderueshme I tyre pa dyshim se jane nisur ne drejtim te familjeve te tyre deri sa kalon kjo situate krize e konfliktit te armatosur dhe ne kete contest duke qen ne funsionin e kryetarit te Komunes se Presheves padyshim se edhe ne emer te shtabit kemi realizuar takime me ta, nderkohen na u eshte bashkangjaitur edhe shefi I zyres se OSBE-se me Seli ne BUjanoc qe eshte Ambasades te organizates se sigurimeve te bashkepunimit europjane ne Beograd dhe ne kete konsiderojm se nga tani kane filluar ne menyre te pa penguar te kalojne qyetaret”, tha Mustafa. 
 
HAMIDE IBRAIMI