Maqedoni

Komiteti i përhershëm i NATO-s, Mickoski: Kontestet bilaterale të mos jenë pengesë

05.04.2025 14:18

Mickovski vlerësoi të nevojshme vendosjen e mekanizmave ku mosmarrëveshjet dypalëshe të mos lejohen të jenë pengesë në realizimin e qëllimit kolektiv dhe të përbashkët....

Në mbledhjen e rregullt vjetore të Komitetit të përhershëm të Kuvendin parlamentarë të NATO-s, kryeministri Hristijan Mickovski vlerësoi të nevojshme vendosjen e mekanizmave ku mosmarrëveshjet dypalëshe të mos lejohen të jenë pengesë në realizimin e qëllimit kolektiv dhe të përbashkët. Mickoski theksoi se bashkëpunimi rajonal është kyç për stabilitetin e Ballkanit. Për RMV-në , kjo përfaqëson një përgjegjësi dhe një mundësi për të qenë një urë midis kombeve, midis institucioneve dhe vizioneve. Sipas tij, tragjedia në Koçan tregoi se solidariteti nuk është vetëm fjalë, por edhe vepër që lidh kombet .Siguria dhe integriteti janë prioriteti më i lartë i vendit ,tha Mickovski. Jemi krenar që kemi arritur deri këtu dhe nuk do të ndalemi. 
 
“Miqtë ndihmojnë njëri-tjetrin, por edhe miqtë i tregojnë sinqerisht njëri-tjetrit ndjenjat dhe vërejtjet e tyre. Besoj se duhet menduar për futjen e mekanizmave ku mosmarrëveshjet dypalëshe nuk do të lejohen të jenë pengesë në realizimin e qëllimit kolektiv dhe të përbashkët. Nëse të gjithë e mbajmë shtëpinë bashkë, atëherë së bashku kemi të drejtë t'i tregojmë njëri-tjetrit problemet, zhgënjimet dhe pritshmëritë tona. Ne do të mbetemi një partner besnik dhe do të punojmë së bashku dhe me përkushtim drejt realizimit të qëllimeve kolektive.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickovski.
 
Misajllovski: Jemi për forcimin bashkëpunimit në aleancë
 
Ndërkohë, sipas ministrit të Mbrojtjes Vllado Misajllovski kjo mbledhje paraqet një sinjal të fortë uniteti ndërsa konfirmon qëndrimet e vendit për të forcuar bashkëpunimin në aleancë, transparencën dhe demokracinë parlamentare. Ai tha se NATO është një ideal që bazohet në faktin se vetëm nëse jemi bashkë dhe të bashkuar, mund të mbrojmë dhe forcojmë mënyrën tonë të jetesës.
 
“Sot kontinenti po ballafaqohet me një nga sfidat më të mëdha të sigurisë pas Luftës së Dytë botërore. E paimagjinueshmja u bë realitet që i la në test të gjitha qëndrimet tona. Në BE kemi agresion nga një vend ndaj një tjetri të pavarur dhe Sovran, kjo është e papranueshme. Për këtë arsye, forca e vlerës dhe bashkimit sot na janë të nevojshme më shumë se kurrë deri më tani. E kemi patjetër të përkushtohemitë gjejmë një zgjidhje të përhershme për paqe.”, u shpreh ministrit të Mbrojtjes Vllado Misajllovski
 
Atdheu ynë e ka dëshmuar në shumë raste solidaritetin e tij me vendet e tjera të botës. Dhe në rrugën e saj me gjemba drejt qëllimit, ajo bëri shumë lëshime, shumë mohime dhe shumë prej tyre u debatuan në mesin e qytetarëve, disa futën dyshime të justifikuara, por ne qëndruam dhe treguam besnikërinë tonë ndaj vlerave që ende besojmë u shpreh kryeministri para kryetarëve dhe nënkryetarëve të delegacioneve parlamentare kombëtare.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI