Maqedoni

Aksident trafiku në qarkoren e Shkupit, katër persona kanë mbetur të lënduar

05.04.2025 14:58

Katër persona janë lënduar rëndë në një aksident trafiku pasi një veturë u rrokullis mëngjesin e sotëm..

Katër persona janë lënduar rëndë në një aksident trafiku pasi një veturë u rrokullis mëngjesin e sotëm në autostradën Shkup-Tetovë, përkatësisht në qarkoren në fshatin Vollkovë.
 
Shefi i ndërrimit në Ndihmën e Shpejtë-Shkup, mjeku Dragan Panov ka bërë të ditur se: “Ndihma urgjente intervenoi me katër autoambulanca. Tre persona me lëndime të rënda trupore janë dërguar në Spitalin 8 Shtatori, ndërsa një në Shën Naumi i Ohrit”.