Botë
Gaza, 60 të vrarë nga sulmet izraelite
05.04.2025 15:17
Të paktën 60 palestinezë kanë mbetur vrarë, nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës...

Të paktën 60 palestinezë kanë mbetur vrarë, nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në Gazë.
Ministria tha se 162 të tjerë të plagosur janë transferuar në spitale në 24 orët e fundit. Shumë viktima janë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ato, thuhet në deklaratë. Izraeli rifilloi sulmet e tij në Gaza më 18 mars, duke prishur armëpushimin dymujor që filloi në janar. Autoritetet izraelite kanë thënë se I vazhdojnë sulmet për të vazhduar me presionin ndaj militantëve. OKB ka alarmuar se nga këto sulme po vriten apo plagosen për çdo ditë nga 100 fëmijë. Në spitale nuk ka vend për të plagosurit thonë autoritetet shëndetësore në Gaza.
