Maqedoni
Ahmeti dhe Taravari takime të ndara me presidentin shqiptar Begaj
05.04.2025 15:29
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar në Shkup kreun e BD-së, Ali Ahmeti dhe kreun e ASH-së, Arben Taravari...

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar në Shkup kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kreun e ASH-së, Arben Taravari. Takimet e Ahmetit dhe Taravarit me presidentin Begaj u realizuan ndaras, por pati edhe një përshëndetje mes tij dhe liderit të BDI-së Ali Hameti, pasi takimi me presidentin shqiptar po realizohej në ambient të njëjtë.
I pyetur pse Taravari nuk u takua para dy ditësh me presidnetin Begaj kur u takuan përfaqësuesit tjerë të koalicionit VLEN, Taravari për Ora 24 me përgjigje:
“Atë ditë në qeveri kishim një takim me ambasadorin e Britanisë së madhe në Maqedoni, në ora 10 e kishim takimin, në ora 10 ishte takimi këtu. Bisedova me zëvendës kryeministrin Arben Fetai ai erdhi si përfaqësues i qeverisë dhe ASH-së dhe ishte e pa mundshme. Takimi ishte caktuar me siguri dy javë përpara ditën që ishte zoti Begaj dhe ishte e pa mundshme ta anulojë atë takim, sepse ishte e rëndësishme për disa projekte që përgatitet qeveria për ti realizuar me Britaninë e Madhe.”
Të enjten më 3 prill, presidenti shqiptar Begaj derisa po udhëtonte për në Sofje të Bullgarisë, takoi në Shkup kreun e Lëvizjes Demokratike, njëherë edhe zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti, kreun e Kuvendit Afrim Gashi dhe zëvendëskryeministrin Arben Fetai.
FLORIJE BELULI KAMBERI
