Maqedoni
Koçan, familjarët e 59 viktimave marsh protestues
05.04.2025 15:43
Familjarët dhe të afërmit e 59 viktimave të tragjedisë në diskotekën në Koçan, mbajtën marshin protestues....

Familjarët dhe të afërmit e 59 viktimave të tragjedisë në diskotekën në Koçan, mbajtën marshin protestues. Ata marshuan me fotografitë e viktimave, dhe me pankarta ë duar ku shkruante “ndal drejtësinë selektive”, “Ky nuk është një aksident, kjo është vrasje”, “Sistemi i korruptuar na vrau fëmijët”, “Marshimi për 59 engjëjt”.
“Kush e vrau engjullin tim, kush e vrau heroin tim, kush e dogji atë ftyrë engjëllore dhe të gjithë fëmijëve të tjerë.”, u shpreh një protestuese.
“Nëse policia punonte si duhet nuk duhej të vdisnin.”, tha një protestuese.
Marshi filloi nga “parku i revolucionit” në orën 12:5 minuta në shenjë simbolike të reagimit të vonuar të institucioneve. Marshi protestues vazhdoi drejtë Komunës së Koçanit, stacionit policorë si dhe para Gjykatës Themelore.
VLORA LATIFIT TOPOJANI
