Maqedoni
MPB: Në Kumanovë janë vrare 8 polic dhe 14 persona të grupit te armatosur
10.05.2015 16:49
Akcioni policorë në Kuamnovë ka përfunduar, me 22 të vdekur, bën të ditur Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski...

Në mesin e të vrarëve janë 8 pjestarë të policisë dhe 14 nga grupi I armatosur.
Tani për tani sipas Kotevskit është identifikuar vetëm vetëm Xhafer Zymberi nga Gjakova, ndërsa identiteti i 13 të vdekurve të tjerë duhet verifikuar.
“Pas përleshjeve që kanë ndodhur mëngjesin e sotëm, me pjestarët e fundit të grupit të armatosur, për fat të keq është rritur numri I pjestarëve të vdekur të policisë.Jetën e kanë humbur 8 pjestarë të njësive special, ndërsa deri tani 37 kanë qenë të lënduar” tha Kotevski
Poashtu Kotevski nuk përjashtoi mundësinë për të vdekur të tjerë duke pasur parasysh faktin se objektet prej ku është sulmuar policia janë dëmtuar dukshëm dhe mundet që në hapësira tjera që duhet kontrolluar të ketë trupa tjerë.
“14 trupa janë gjetur në vendin e ngjarjes, mbetet të kontrollohen hapsira tjera në objete të cilat janë dëmtuar shum në përleshjet e djeshme. Dhe në mënyrë plotësuese do të identifikohen trupat në uniformë që janë gjetur në vendin e ngjarjes”, shtoi ai.
Poashtu Kotevski tha se janë arrestuar 30 persona kryesisht shtetas të Maqedonisë, ndërsa nuk kanë informacione dhe të dhëna për viktima eventuale nga popullata civile.
BESIM ABDULLAI
