Maqedoni

Rama: Dallimet në “VLEN” nuk janë ideologjike

05.04.2025 16:08

Partitë politike në vend kanë filluar kalkulimet për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti....

Partitë politike në vend kanë filluar kalkulimet për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Kjo çështje duket se ka lëkundur raportet brenda koalicionit VLEN, pasi derisa partitë tjera insistojnë që të garojnë në koalicion, Arben Taravari ka propozuar që partia e tij të garojë me lista të veçanta për këshilltarë komunal. Por profesori universitar Ariton Rama, thotë se dallimet në mes të partive politike të koalicionit VLEN nuk janë ideologjike, por i gjithë debate është shëndëruar në konceptin statistikor dhe numerik.
 
“Çdo çregullim politik nuk duhet ta gëzoj asnjë oponenti politik, pozitës apo opozitës, sepse elektorati shqiptarë po kërkojnë një farë mënyre një lloj kauze, dhe janë të vetëdisuar në bazë të asaj që kërkesat e tyre politike nuk do të jenë diskurset lokale politike, por problemeve reale politike… Prandaj cdo nivel i tillë debativ është pjesë e zhvillimit pluralistik politiko-partiak, pra normalisht që këto tendenca, ose keqkuptimet ose mos pranimin e një ideje të përbashkët brenda koalicionit janë elemente të demokracisë, dhe të gjitha këto elemente të demokracisë duhet të shteren në formatin e debatit sa më argumentues, dhe mendje këto do të realizohen në frymën e vlerave më reale politike.”, tha profesori universitar Ariton Rama.
 
Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, Rama: Ato i dëshiron vetëm Fronti Evropian
 
Sa i përket idesë që vendi së bashku me zgjedhjet lokale ti mbahen edhe Zgjedhje të parakohshme Parlamentare, Profesori Rama thotë se kjo praktikë deri më tani vetëm njëherë është realizuar në vend, dhe nuk ka prodhuar diçka të mirë.
 
“Zgjedhjet e Parakohshme me zgjedhjet lokale nuk po shoh vullnet total politik, VLEN-nin nuk po e shoh te gatshme, apo nuk po shpreh gatishmërinë për zgjedhje te Parakohshme, edhe LSDM-ja po ashtu, por edhe thirrjet për gatishmëri nga VMRO-ja, vërehet se strukturat e brendshme nuk e kanë këtë vullnet politik, përveç se të Fronti Europian e ka shprehur gatishmërinë që si strukturë opozitare të realizohen edhe zgjedhjet e parakohshme. Por unë mendoj se duhet te fokusohemi te zgjedhjet lokale.”, u shpreh Rama.
 
Sipas njohësve të zhvillimeve politike, zgjedhjet lokale e kanë rëndësinë e tyre, dhe si të tilla duhet të trajtohen, sepse janë zgjedhje të cilat prekin përditshmërinë e çdo individi. 
 
FITIM KRYEZIU