Maqedoni
Nikolla Gruevski: Ky nuk ishte konflikt ndëretnik
10.05.2015 17:04
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka konfirmuar informacionet e MPB-së për 8 policë të vdekur dhe 37 të tjerë janë plagosur...

Përleshja në Kumanovë nuk ishte mes shqiptarëve she maqedonasve, por i atyre që e ruajtën kushtetutën dhe shtetin dhe atyre që e sulmuan atë tha Gruevski.
.
“I falënderoj të gjithë policët të cilët kanë marrë pjesë në këtë operacion më të komplikuar deir më tani. Gjatë ditës së djeshme, u lëshuan shumë spekulime dhe të pavërteta. Shqiptarët nuk ranë pre e provokimeve dhe grupi nuk mori përkrahjen e shqiptarëve. Kam një mesazh për shqiptarët: Ky nuk është konflikt mes shqiptarëve dhe maqedonasve, por i atyre që e ruajtën kushtetutën dhe shtetin dhe atyre që e sulmuan atë”, tha Gruevski ne deklaraën e tij.
Një numër i konsidreueshëm i sulmuesve ishin edhe pjesë e sulmit në stacionin policorë në Gushincë, sipas të cilit mbetet të hetohet më tej qëllimi I tyre. Përveç agresionit të terroristëve, rajonit të papërshtatshëm, aksionin e rrezikonte edhe mundësia e vrasjes së civilëve theksoi Gruevski.
“Qëllimi i tyre ishte destabilizimi i Maqedonisë. Ka pasur koordinim ndërmjet institucioneve të shtetit, ndërmjet policisë dhe ushtrisë. Ndërsa koha e veprimit ishte bërë në momentin e duhur”, shtoj ai.
Gruevski njëherit premtoi se shtëpitë e dëmtuara në Kumanovë, do të rindërtohen dhe do tu ndahet ndihma financiare qytetarëve që u janë dëmtuar shtëpitë.
FATOS MUSLIU
