Maqedoni
Beshliovska: Këtë muaj pritet konkursi për infermiere
05.04.2025 17:55
Sipas Kryetares së Shoqatës së Infermierëve “Për ne” vendi ka nevojë për rreth 15 mijë infermiere....

Në shëndetësinë në vend janë të angazhuara rreth 9200 infermiere, por Kryetarja e Shoqatës së Infermierëve “Për ne”, Gordana Beshliovska, thot se ky numër është i pa mjaftueshëm. Sipas sajë vendi ka nevojë për rreth 15 mijë infermiere. Gajtë këtij muaj pritet konkursi, për tu zgjidhur statusin e punësimit të infermiereve që janë të angazhuara me kontrata në vepër.
“Në krahasim me numrin e banorëve, duhet të jemi 50% më shumë infermiere se sa ky numër që jemi. Të dhënat jo zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik thonë që jemi 9200, por nevojat sipas standardeve tona janë diku rreth 14-15 mijë infermiere, ky është një numër vështirë i arritshëm po na nevojitet ri strukturim në spitale. Ndoshta ka mundësi që prej atje ku mundemi të kompensojmë atje ku ka mungesë. Shumë është me rëndësi konkursi që e presim tani në muajin prill, që të zgjidhet statusi i infermiereve që janë me kontrata në vepër nëpër spitale. Me rritjet e fundit të rrogave një infermiere me shkollim të mesëm rrogën fillestare e ka prej 29 mijë deri në 30 mijë denarë.”, u shpreh Kryetarja e Shoqatës së Infermierëve “Për ne”, Gordana Beshliovska.
