Maqedoni

Takimet e presidentit Begaj në Shkup, Meidani: Biseda të hapura dhe të rëndësishme

05.04.2025 18:18

Meidani ka komentuar takimet e presidentit shqiptar Bajram Begaj me politikanët shqiptar në Shkup....

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka komentuar takimet e presidentit shqiptar Bajram Begaj me politikanët shqiptar në Shkup.
 
“Kënaqësi të mirëprisja sërish në Shkup Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj, gjatë kthimit nga samiti “Aqaba Process Balkans Forum III”. Një ndalesë e shkurtër, por me shumë kuptim, e shoqëruar me takime të rëndësishme dhe aktuale me përfaqësues të faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Biseda të hapura, reflektim mbi sfidat dhe vizion të përbashkët për rrugëtimin euroatlantik të rajonit tonë.”, ka shkruar Meidani në rrjetet sociale.