Botë
Qeveria kineze kërkon SHBA ti anulojë tarifat
05.04.2025 18:40
Kina ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të mbrojtur sovranitetin...

Kina ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat e saj, tha Ministria e Jashtme, duke përcjellur qëndrimin e Qeverisë kineze sa i përket kundërshtimit të tarifave të Shteteve të Bashkuara.
“SHBA-ja duhet të ndalojë së përdoruri tarifat si armë për të shtypur ekonominë dhe tregtinë e Kinës dhe duhet të ndalojë dëmtimin e të drejtës legjitime për zhvillim të popullit kinez”, tha Ministria e Jashtme kineze.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur 34 për qind tarifa ndaj mallrave kineze. Këto tarifa janë pjesë e një vendimi më të gjerë, përmes së cilit SHBA-ja ka vendosur tarifa ndaj shumicës së partnerëve tregtarë.
