Maqedoni
Komunikacioni zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë të lagështa
06.04.2025 11:30
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje...

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nga pala maqedonase nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton LAMM.
LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.
