30 të arrestuarit nxiren para gjykatës së shkupit
Sami Ukshini, i njohur me emrin Komandant Sokoli...

Sami Ukshini, i njohur me emrin Komandant Sokoli, Beg Rizaj, Dem Shehu dhe Muhamet Krasniqi-Komandant Malisheva janë katër kosovarët që mbrëm i janë dorëzuar policisë, pas luftimeve 16 orë në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Muhamet Krasniqi Malisheva njoftohet se është i plagosur, ndërsa MPB njoftoi për gjithset 30 persoan të grupit të armatosur që janë dorëzuar gjithsejt 30 persona.
I vetmi që nuk ka pranuar të dorëzohet është Mirsad Ndrecaj i njohur me emrin komandant NATO.
Ndryshe Muhamet Krasniqi, i njohur si komandant Malisheva, vjen nga Malisheva dhe është vëllai i Alban Krasniqit nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili është edhe bashkëshorti i deputetes së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, shkruajnë mediat në Kosovë.
Njëherit personat e armatosur që mbrëmë iu dorzuan policisë në Kumanovë janë nxjerrur sot para Gjykatës në Shkupi, ata I pret akuza për terorizëm, e cila sipas ligjeve të vendit parasheh denim me burg të përjetshëm.
HAMIDE IBRAIMI
