Maqedoni
LSDM zgjedhje për kryetar, Venko Filipçe kandidat i vetëm
06.04.2025 13:38
LSDM-ja opozitare po mban zgjedhjet e drejtpërdrejta brenda partiakë për Kryetar të partisë....

LSDM-ja opozitare po mban zgjedhjet e drejtpërdrejta brenda partiakë për Kryetar të partisë. Kandidat I vetëm për këtë post është kryetari aktual Venko Filipçe. Votuesit e anketuar thonë se me Filipçen në krye të kësaj partie LSDM-mund të arrijë rezultate më të mira.
“Besoj te Filipçe, besoj te angazhimi i tij dhe investimi në parti.”, u shpreh një votuese.
“Besoj se është njeri i popullit, para së gjithash mjek, është i mirë.”, tha një votues.
“Na duhet ende konsolidim, shpresoj se do të përmirësohemi sepse po punohet shumë në teren me anëtarësinë. Po bëhen kontakte të shumta dhe nëpërmjet atyre kontakteve të afrohet më shumë politika e partisë me anëtarësinë.”, u shpreh një votuese.
Komisioni Qendror Zgjedhor i LSDM-së ka konfirmuar Listën Zgjedhore prej 23 mijë e 712 anëtarë me të drejtë vote.
“Meqë bëhet fjalë për të regjistruar aktiv, besojmë se dalja do të jetë e lartë, nuk mund të parashikoj shifra, por meqë janë njerëz që janë paraqitur për të votuar presim që përqindja e votuesve të jetë e lartë.”, tha kryetari i vendvotimit në Karposh, Milutin Ristevski.
Zgjedhjet po mbahen në organizatat komunale të LSDM-së në 78 vendvotime. Votimi ka nisur nga 08.00 dhe do të jenë të hapura deri në orën 20.00.
VLORA LATIFI TOPOJANI
