Maqedoni
Situata në VLEN, Mickovski: Kemi shumicë stabile, jozyrtarisht 2/3
06.04.2025 14:04
Përbërja qeveritare është stabile dhe jozyrtarisht kemi mbështetjen e 2/3 të deputetëve..

Përbërja qeveritare është stabile dhe jozyrtarisht kemi mbështetjen e 2/3 të deputetëve, kështu u përgjigj Kryeministri Hristijan Mickovski për ndodhitë e fundit në VLEN, gjegjësisht nëse Kryetari i Alencës për Shqiptarët Arben Taravari do të laroget apo braktiset nga Qeveria.
“Unë do të përmbahesha nga çfarëdo lloj komentimi vetëm do të thoja se Qeveria funksionon e bashkuar. Kjo Qeveri ka jozyrtarisht mbështetje të pastër nga 2/3 e deputetëve nga Kuvendi i Maqedonisë, realisht 78 deputetë e mbështesin. Për dallim nga e kaluara kur në këmbë të qelqta varej shumica, kësaj radhe qeveria është stabile dhe duhet ta lemë të punojë.”, u shpreh Kryeministri Hristijan Mickovski.
Akuzat e Ahmetit, Mickovski: BDI e frikësuar, s'ka ndarje etnike
Mickovski hedh poshtë akuzat e djeshme të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti se qeveria po vepron njëanshëm dhe se shqiptarët janë të degraduar më shumë se para vitit 2001. Sipas tij BDI, janë të frikësuar se ka ardhur koha e përgjegjësisë prandaj imponojnë tema të tilla. I ftoj të kthehen në agjendën e gjelbër të cilën promovuan vite më parë dhe të japin ndonjë ide. Ripërsëriti se ndarje politike dhe etnike nuk ka.
“Ne nuk i ndajmë ashtu qytetarët, kemi shoqëri multietnike për cilën duhet ta kujdesemi dhe ashtu të vazhdojmë. Ne i ndajmë qytetarët në ata që janë të ndershëm dhe japin vlera dhe i respektojnë ligjet dhe Kushtetutën dhe ata që nuk i respektojnë dhe duhet të përgjigjen para atyre ligjeve dhe Kushtetutës. Këtu nuk ka ndarje etnike dhe politike. Këtë e treguam edhe në vepër, njeriu më i afërt i imi është arrestuar. Unë I kuptoj, janë të frikësuar, kanë shumë keqbërje në të kaluarën dhe tani frikësohen se duhet të përgjigjen. Tema e vetme që kanë një lloj kredibiliteti institucional është ti ndajmë qytetarët. Kjo nuk është mirë, por le të vazhdojnë nëse mendojnë se ashtu duhet.”, tha Mickovski.
Mickovski njëherit njoftoi se me kryetarin e LSDM-së Venko Filipçe është biseduar edhe sa i përket përgjegjësisë për fatkeqësitë me Spitalin modular në Tetovë, autobusin e Durmo Turs dhe Besa Trans. Siguroi se edhe këto raste do të zbardhen dhe se askush nuk do të kursehet nga përgjegjësia.
FLORIJE BELULI KAMBERI
