Maqedoni

Tetovë, përurohet bulevardi “V.S Bato”

06.04.2025 14:36

Është promovuar një pjesë e bulevardit “V.S Bato” në Tetovë...

Është promovuar një pjesë e bulevardit “V.S Bato” në Tetovë, ku nën shoqërimin e kreut të Tetovës Bilall Kasami ishin edhe Kryeministri Histrian Mickoski dhe zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti. Njëherit u paralajmëruan investimeve të tjera për Tetovën, në vlerë prej rreth 15 milion eurosh.
 
“Ky projekt është i rëndësishëm sepse po as sa zgjidh një ndër problemet më të mëdha të komunës në infrastrukturë, është i rëndësishëm sepse paralajmëron një valë të madhe investimesh në infrastrukturë, të përkrahura nga Qeveria, që për këtë vit për Tetovën do jetë me vlerë prej 15 milion euro dhe që pjesa më e madhe e tyre janë për infrastrukturë rrugore.”, tha kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
 
Mickoski: Po punohet në projektin e rrugës Tetovë-Prizren
 
Kryeministri Mickosi përveç këtij projekti, paralajmëroi edhe fillimet për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren.
 
“Nëse më parë kjo dukej e pamundur, ja tani me punë e përkushtim nga kreu i komunës dhe këshilltarëve tjerë ky projekt e fiton formën e duhur. Jam i bindur se në këtë drejtim dhe do vazhdojnë punët. Deri në këtë moment, janë rreth 416 projekte në 56 komuna që janë paraqitur në kuadër të MPL për financim për fazën e dytë. Pa selektivitet pa marrë parasysh se të cilës parti janë kryetarët mjetet alokohen në gjitha komunat, qoftë kryetar i kësaj qeverie apo opozitës. 15 miliard denarë shtesë plus 6 miliardë në thirrjen e parë, pra 21, dhe siç e dëgjuan edhe kryetarin për Tetovën ka projekte që do financohen në vlerë prej rreth 15 milion euro. Shfrytëzoj rastin që të them se këtu shtohen dy projekte kapitale për këtë rajon dhe falënderoj këshilltarët që votuan rekonstruimin e shkollës Kiril Pejçinoviq në vlerë prej 50 milion denarë, dhe rruga Tetovë Prizren, ku tashmë janë formuar grupet e punës dhe punojnë edhe në këtë projekt.”, tha Kryeministri Histrian Mickoski.
 
Përndryshe, bulevardi V.S Bato, do i kushton buxhetit të qeverisë dhe komunës afër 1.1 milion euro. Ndërsa së shpejti pritet të filloj edhe pjesa e dytë e ndërtimit e cila do lidhet me qarkoren e Treboshit, si dhe pjesa tjetër do të lidhet me rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë.
 
VISAR SADIKI