Botë

SHBA, protesta kundër politikave të presidentit Trump

06.04.2025 14:59

Qytetarë të shumtë kanë protestuar në qytetet e mëdha në ShBA për të kundërshtuar, politikat e presidentit Trump....

Qytetarë të shumtë kanë protestuar në qytetet e mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kundërshtuar, politikat e presidentit Donald Trump. Protestuesit kundërshtojnë tarifat, depërtimin e migrantëve, kufizimin e të drejtave të trans gjinorëve, ndalimin e abortit, sigurimin social, ndikimin e elitave të fuqishme përfshi Elon Mask, si dhe mungesën e transparencës në financimin e fushatave zgjedhore. 
 
“Arsimi, sigurimi social, të drejtat e veteranëve, bashkësia LGBT dhe gjithçka, të gjithë jemi të rrezikuar, kjo nuk është Amerika që e dua.”, u shpreh një protestuese.
 
“Çka ndodhi me idealet tona dhe balancimin e forcave. Thjesht kjo nuk është Amerika, nuk është ajo që jemi ne. Trump, Elon asnjëri nga ata nuk paraqet asgjë për të cilën angazhohen amerikanët e vërtetë.”, tha një protestuese.
 
“Pa marrë parasysh se për kë keni votuar, kjo që po ndodh sot është irituese. Sado që të jetë I dëmtuar sistemi ynë, mënyra se si administrate e tanishme po mundohet ti përmirësojë çështjet nuk është mënyra e duhur.”, u shpreh një protestuese.
 
Protesta më e madhe u mbajt në Uashington ku sipas organizatorëve kishte mbi 100 mijë protestues. 
 
“Kjo është Amerika zoti Musk, drejtësia nuk është në shitje. Ne nuk i hedhim gjykatësit suprem për shpërblime prej miliona dollarësh. Ndërprisni me përpjekjet për blerjen e votave tona.”, u shpreh përfaqësuesi nga Merilend, Xhejmi Raskin.
 
“Lëvizja e tyre drejtohet nga frika, duke u përpjekur të na nxisin kundpër njëri tjetrit. Ata do të donin të besojnë se arsyeja pse nuk mund të paguajmë banimin, për shkak se nuk kemi mbrojtje shëndetësore, ajo është për shkak të njerëzve të tjerë të bashkësisë tonë, e jo për shkak të miliarderëve dhe koorporatave.”, tha përfaqësuesi nga Florida, Maksfel Frost.
 
Po tentojnë të na i ndalojnë arsimimin, financimin për parandalimin e HIV-it, i kriminalizuan mjekët, arsimtarët tanë, familjet tona. Donald Trump ne nuk e duam këtë Amerikë, e duam Amerikën që e meritojmë.”, tha kryetarja e shoqatës për të drejtat e njeriut, Keli Robinson.
 
Protestat u organizuan në 1200 lokacione nga 150 grupe aktivistësh, duke përfshirë edhe grupe nga Kanadaja dhe Meksika. Kanë protestuar edhe amerikanët që jetojnë në Evropë. U protestua në Berlin, Frankfurt, Paris dhe Londër, ku protestuesit shprehën mospajtimin me politikat e presidentit amerikan Trump. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI