Maqedoni

Shoqata e kultivuesve të dhenve “Dashi“-Dibër ankohet për çmimin e ulët të shitjes së qengjave

06.04.2025 15:24

Rreth gjysma e qengjave janë shitur deri më tani, por çmimi i ulët të grumbulluesve është i pa kënaqshëm për fermerët...

Rreth gjysma e qengjave janë shitur deri më tani, por çmimi i ulët të grumbulluesve është i pa kënaqshëm për fermerët. Vitin e kaluar janë shitur nga 230 denarë për kilogram peshë e gjallë, ndërsa këtë nga 220 denarë. Arsyeja për rrënjën e çmimit është për atë se Ministria e Bujqësisë apo agjensioni për pagesa në programin për 2025 e bënë të detyrueshme që 50 përqind  të tufës që e paraqesim për subvencione ti dërgojmë në thertoret e regjistruara shprehet kryetari i Shoqatës së kultivuesve te dhenve “Dashi“ Murat Daci.
 
“Dërgimi I detyrueshëm u bë si monopol nga thertoret e shtetit. Thertoret private apo kasapanet qengjat i marrin me çmim më të lartë deri në 40 denarë për kg mirëpo ato nuk pranohen tek subvencionet.”, u shpreh kryetari i Shoqatës së kultivuesve te dhenve “Dashi“ Murat Daci.
 
Pakënaqësi ka edhe me pagesën e subvencioneve.
 
“Edhe si çmim te pa kënaqur dhe pagesat nuk janë të rregullta.”, tha Daci.
 
Mungesa e fuqisë punëtore edhe në këtë sferë është e mangsuar. Rinia nuk dëshiron të kiçet në këtë lëmi. 
 
Por, ku do të arin gjendja e tufave në të ardhshmen?
 
“Para dhjet vitesh Dibra ka patur rreth 42 mijë krerë dele, këtë vit numri ka arritur deri në 25 mijë krerë.”, u shpreh Daci.
 
Për këto problematika kemi protestuar disa herë edhe tek ministria e bujqësisë kemi protestuar edhe nëpër rrugë, mirëpo kërkesat tona kanë rënë në vesh të shurdhër. Përfundon kryetari I shoqatës së kultivuesve të dhenve, Murat Daci.
 
ATLI DEMA