Maqedoni

Taravari: Në zgjehdje lokale me VLEN ose si parti e vetme

06.04.2025 15:41

ASH vazhdon të jetë pjesë e koalicionit VLEN por nëse nuk arrijnë dakordim për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet lokale...

ASH vazhdon të jetë pjesë e koalicionit VLEN por nëse nuk arrijnë dakordim për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet lokale, nuk përjashtohet mundësinë që kjo parti të garojnë si parti e vetme. Këtë e paralajmëroi kreu i AHS-së Arben Taravari, para kuvendit partiak në Gostivar. 
 
“Ne jemi pjesë e Vlenit do të tentojmë deri në fund të gjejmë një zgjidhje së bashku me VLEN-in, nëse jo e kemi edhe opsionin të shkojmë vet në zgjedhje.”, u shpreh kreu i AHS-së Arben Taravari.
 
Taravari: Tirana e Prishtina, duan bashkëpunim mes partive shqiptare 
 
Taravari njëherit theksoi se në vend dhe rajon ka zhvillime të jashtëzakonshme prandaj janë me rëndësi edhe Shqipëria dhe Kosova ka deklaruar kreu i AHS-së Arben Taravari, para kuvendit partiak të mbajtur në Gostivar. Kjo situatë imponon vendime sa më dinjitoze dhe racionale tha Taravari, i cili i pyetur rreth porosive nga presidenti shqiptar Bajram Begaj në takimin e së shtunës, tha se Tirana dhe Prishtina gjithmonë kërkojnë bashkëpunim mes faktorit shqiptar.
 
“Çdoherë edhe Prishtina edhe Tirana kanë insistuar që të ketë bashkëpunim të ndërsjellët dhe të afërt të faktorit shqiptar në Maqedoni kto kanë qenë porositë e tyre. Normalisht edhe situatat aktuale politike në rajon po edhe në Maqedoni. Çdoherë edhe zotri Rama edhe zorti Kurti kanë kërkuar që shqiptarët të jenë sa më të bashkuar në Maqedoni.”, tha Taravari.
 
ASH e Taravarit: Rezulutë mbi tragjedinë në Koçan 
 
Njëherit Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit në kuvendin partiak ka miratuar një Rezulutë, mbi tragjedinë në Koçan dhe domosdoshmërinë e llogaridhënies institucionale. Në Rezulutën prej 8 Pikash kërkohet: 
 
1. Kërkohet zhvillimi i një hetimi të plotë, të pavarur dhe transparent mbi tragjedinë në Koçan, nën drejtimin e institucioneve kompetente, të çliruara nga çdo ndikim politik, me detyrim për informim të rregullt dhe publik të qytetarëve për ecurinë dhe gjetjet e hetimit.
 
2. Kërkohet rihapja e hetimeve për tragjeditë e mëhershme, Durmo Turs, Besa Trans dhe Spitali Modular në Tetovë, të cilat së bashku kanë marrë jetën e 135 qytetarëve dhe për të cilat ende nuk është vendosur përgjegjësi institucionale apo individuale.
 
3. Kërkohet identifikimi dhe përcaktimi i qartë i përgjegjësisë, si individuale ashtu edhe institucionale, përmes analizës së thelluar të shkaqeve të dështimeve sistemike, duke adresuar neglizhencën, paaftësinë dhe praktikat korruptive.
 
4. Theksohet domosdoshmëria për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies, përmes publikimit të procedurave të inspektimeve, raporteve të kontrollit dhe ndarjes së të dhënave me publikun në mënyrë të rregullt dhe të qasshme.
 
5. Kërkohet verifikim i detajuar i pasurisë dhe interesave të të gjithë zyrtarëve përgjegjës dhe inspektorëve, me qëllim të zbulimit të çdo konflikti interesi apo lidhjeje të mundshme korruptive me subjektet e inspektuara.
 
Poashtu Rekomandohet ndërmarrja e mbikëqyrjes së jashtëzakonshme në të gjitha objektet me rrezik të lartë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë, veçanërisht në sektorët e gastronomisë, shëndetësisë, arsimit, sportit, transportit dhe ndërtimit. Kërkohet reformë urgjente e politikës ndëshkimore, që garanton ndëshkime të drejta, të rënda dhe të zbatueshme ndaj të gjithë atyre që, përmes veprimeve apo mosveprimeve të tyre, kontribuojnë në ndodhinë e tragjedive të tilla. Poashtu në Rezulutë Insistohet në zbatimin e menjëhershëm dhe të plotë të të gjitha rekomandimeve kundër korrupsionit të dhëna nga Komisioni për Antikorrupsion dhe Enti Shtetëror i Auditimit, pa vonesa, devijime apo selektivitet. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI