Maqedoni
Situatë e qetë në Kumanovë
10.05.2015 18:12
Lagja e trimave e bllokuar nga policia, gjendja e banoreve të lagjes e renduar, pa rrymë dhe ujë...

Lagjia e Trimave në Kumanovë gjatë ditës ishte e qetë, por e bllokuar nga forca të shumta policore.
Të shtëna armësh janë dëgjuar vetëm në orën 7 të mëngjesit dhe ato kanë zgjatur për 40 minuta.
Në këtë periudhë qytetarët e Kumanovës kanë vërejtur dy ambulanca që janë drejtuar drejt Shkupit. Qasje në këtë zonë kishin vetëm policia ndërsa banorëve të kësaj lagje iu pamundësua depërtimi.
Ata me orë të tëra qëndruan përpara barikadës së parë policore duke në pritje për ndonjë lajm për familjarët e tyre të ngujuar nëpër shtëpi. Ata nuk kishin rrymë e as ushqim gjatë ditës.
“E kam atje nanën, një vëlla dhe një djalë. Çfarë gjendje ushqim nuk kanë, skanë edhe ku të blejnë. Ska si tju ndihmojmë, nuk të lejojnë të depërtosh.”
“Po ka ende njerëz nëpër bodrume, kushtet si mund të jenë, bukë nuk kemi. Nuk vjen askush të sjellë bukën atje.”
“Ato çka janë atje janë duke ndenjur por çfarë bëhet me ata, çka montohet nga shteti ajo nuk dihet. Mundemi të presim natën të dalin montazhet.”
“Njerëzit edhe pa faj tash I marrin, këtyo e kanë ndreq këtë punë, tash njerëzit që ikin me familje I marrin në pyetje policia por është e mundur që edhe ti veshin edhe të thonë ja këto kanë qenë,“ thonë banorët e Lagjes së Trimave.
Depërtimi iu është ndaluar edhe kryetarit të forumit ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut, njëherësh banor I lagjes.
“Policia dy tri herë ka deshur që tmë likuidon pasiqë nuk më kanë lënë të afrohem dhe të mar informacion rreth situatës. Naplei im është që urgjentisht ti thuhet stop dhunës policore, arrestimeve sepse dhuna e sjell dhunën“, tha Idriz Sinani kryetari i forumit ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut.
Thuhet që nga të shtënat e armëve janë djegur gjashtë shtëpi si dhe dy shkollat fillore që gjenden njëra afër tjetrës “Naim Frashëri dhe “Vuk Karaxhiq”.
Policia nga tereni nxori dy tanke dhe dy auto blindë të shkatëruar nga përleshjet e djeshme.
Më pas rreth orës 14 në këtë zonë bashkë me policinë u futën 10 vetura të krim teknikës për të vërtetuar gjëndjen faktike.
Banorët e lagjes raportojnë se gjatë ditës policia ka kryer plaçkitje nëpër dyçanet.
Komuna e Kumanovës në mëngjes formoi shtabin emergjent I cili bën strehimin e të evakuuarve.
Pjesa më e madhe tyre janë strehuar në fshatrat përreth Kumanovës ndërsa një pjesë e vogël kanë shkuar në Preshevë.
Kryetari I qytetit Zoran Demjanovski apelon qytetarët për qetësi. Atij I është ndaluar hyrja në lagjen e trimave. Demjanovski informon se nesër nuk do të punojnë shkollat dhe kopshtet e fëmijëve të qytetit.
“Un tre herë tentova që të ngjitem lartë, nuk mu lejua për shkaqe të sigurisë personale. Ministria më ndaloi të ngjitem lartë dhe nuk kam numrin e saktë numrin e saktë të civilëve të vrarë. Apeloj për gjaktëftohtësi tek qytetarët pasiqë ne nuk e ndajmë Kumanovës në asnjë baze,” tha Demjanovski.
Gjatë ditës pjesa më e madhe e dyqaneve ishin të mbyllura. Në teren dolën ekipet e OSBE-së të cilët realizuan takim me kryetarin Demjanovski dhe përfaqësues të shtabit emergjent.
“Me pas ne një afrim sa më të aafërt me këta të OSBE-së se vetëm ata munden me na ndihmu se organet e shtetit tonë dihet se san a ndihmojnë. Ju si gazetarë nuk mundeni me pa më shumë që keni me drejtë me hy atje, juve nuk iu kanë lënë e jo mo neve,” tha Sefedin Rexhepi përfaqësues i shtabit emergjent.
Mësohet se shtëpitë e tyre I kanë braktisur edhe qytetarë të pjesëve të tjera të Kumanovës. Ata janë strehuar tek të afërmit e tyre në fshatrat përreth.
Nga shtabi emergjent nuk kanë informacione mbi gjendjen e të arrestuarve civil. Thonë se të arrestuarit e familjes Seferi të kësaj lagje janë të moshave të ndryshme por edhe fëmijë.
Nga shtabi bëjën të ditur se në mesin e të arrestuarve ka edhe fëmijë si dhe të sëmurë psiqik që përjashton mundësinë për çfardo mbëstetej të grupeve të armatosura ashtu siçpretednohet nga shteti.
NERMIN MULAKI
