Botë

Ukrainë, sulme të ashpra ruse me bomba dhe dronë

06.04.2025 17:08

Ushtria Rusia ka kryer sulme të ashpra mbi Ukrainë...

Ushtria Rusia ka kryer sulme të ashpra mbi Ukrainë, duke shënjestruar me bomba dhe dronë disa rajone, përfshirë kryeqytetin Kiev.
 
Shpërthime janë dëgjuar, ndërsa banorët vrapuan për në qendrat e sigurta të strehimit. Raportohet për të paktën 3 plagosur. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kritikoi reagimin e ambasadës amerikane, i përcaktuar si “i dobët” dhe “çuditërisht i pakëndshëm”, ndaj sulmit serioz rus në qytetin e Krivij Rih, që u mori jetën 19 personave, përfshirë gjashtë fëmijëve. 
 
“Heshtja për vrasjen e fëmijëve nga Moska është e rrezikshme. Kjo tregon se Rusia nuk dëshiron armëpushim, ajo dëshiron vetëm luftë.”, thekson Zelenski. 
 
Gjatë këtyre orëve të sulmit, Polonia dhe aleatët e NATO-s ngritën disa avionë lufte në ajër për të garantuar që kufiri dhe siguria e qytetarëve të mos cënohet.