Maqedoni
Shënohet Dita botërore e shëndetësisë, Taravari: 1.600 vendime për stafin mjekësor
07.04.2025 11:27
Taravari tha se ministria që ai drejton po zhvillon reforma në kontinuitet për përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve shëndetësore....

Me rastin e 7 prillit, Ditës botërore të shëndetësisë, numri 1 i dikasterit të Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se ministria që ai drejton po zhvillon reforma në kontinuitet për përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve shëndetësore. Sipas tij, është menaxhuar me sukses tragjedia në Koçan dhe tani vetëm 3 pacientë janë në gjendje kritike. Paralajmëroi se kuadrit të mesëm mjekësor do t’u jepen vendime të përhershme të punës, ndërsa specializantët do të testohen.
