Botë

Hamasi godet qytetet izraelite, Izraeli me urdhra evakuimi në Gazë

07.04.2025 11:46

Grupi militant palestinez, Hamas, tha se ka goditur me raketa disa qytete në jug të Izraelit të dielën në përgjigje të sulmeve izraelite në Gazë....

Grupi militant palestinez, Hamas, tha se ka goditur me raketa disa qytete në jug të Izraelit të dielën në përgjigje të sulmeve izraelite në Gazë. Autoritetet lokale shëndetësore të Gazës thanë se sulmet ushtarake izraelite vranë të paktën 39 njerëz në të gjithë Rripin e Gazës.
 
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili ndodhej në Uashington për një takim me presidentin e ShBA-së, Donald Tramp, u informua për sulmin me raketa nga ministri i tij i Mbrojtjes, Israel Katz. Një deklaratë e lëshuar nga zyra e tij tha se Netanjahu udhëzoi që të kryhej një përgjigje “e fuqishme” dhe miratoi vazhdimin e aktivitetit intensiv të ushtrisë izraelite kundër Hamasit. Izraeli tha më 19 mars se forcat e tij rifilluan operacionet tokësore në Rripin qendror dhe jugor të Gazës. Të dyja palët fajësuan njëra-tjetrën për një ngërç në bisedimet e armëpushimit. Më shumë se 50.000 palestinezë janë vrarë nga ofensiva izraelite në Gazë, thonë zyrtarët palestinezë.