Maqedoni

Mexhiti: VLEN-i, së shpejti një parti

07.04.2025 11:59

Mexhiti thekson se koalicioni VLEN është një antipod i BDI-së dhe nuk ka logjik bashkëpunimi me ta.

Zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti, thekson se koalicioni VLEN është një antipod i BDI-së dhe nuk ka logjik bashkëpunimi me ta. Sipas tij, Taravari është i vetmi i cili sheh mundësi për bashkëpunim me partinë e Ahmetit. Subjektet brenda VLEN-it, sipas tij, po shqyrtojnë mundësinë e unifikimin e opozitës shqiptarë që subjektet të shkrihen në kuadër të VLEN-it. Brenda javës do të ketë iniciativë që VLEN-i të jetë një opsion.”, theksoi  Mexhiti.
 
“Pra, thjesht VLEN-i është antipod i BDI-së dhe nuk ka logjikë bashkëpunimi me BDI-në. Në atë moment që bashkëpunohet me BDI-në, humb kuptimin ndryshimi, humb kuptimi i asaj për të cilën e kemi kërkuar votën. Ne si subjekte brenda VLEN-it po shqyrtojmë mundësinë këto ditë që VLEN-i sërish të dëgjojë votuesin shqiptar, sepse në të kaluarën ka kërkuar unifikimin e opozitës shqiptare, tani kërkon që subjektet të shkrihen në kuadër të VLEN-it dhe besoj që së shpejti, brenda javës do të ketë iniciativë që VLEN-i të jetë një opsion, pra të gjithë brenda VLEN-it, të katër subjektet, Lëvizja Demokratike, Besa, Alternativa, Vetëvendosja dhe përkrahësit e VLEN-it kërkojnë shkrirjen e VLEN-it. I vetmi që ka dilema është zoti Taravari dhe ai duhet të sqarojë në opinion sepse nuk mund të jesh edhe pjesë e VLEN-it edhe të bashkëpunosh me BDI-në, sepse atëherë humb kuptimi i ndryshimit, humb kuptimi i asaj për të cilën kemi kërkuar votën para një viti. Mirëpo për këtë, përgjigje do të japë zoti Taravari.”, - deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.