Botë
Trampi për tarifat: Po sjellin miliarda dollarë në ShBA
07.04.2025 12:21
Presidenti i ShBA-së, Donald Tramp, ka thënë se tarifat janë një “gjë e mrekullueshme”...

Presidenti i ShBA-së, Donald Tramp, ka thënë se tarifat janë një “gjë e mrekullueshme” mes rënies së tregjeve të aksioneve në mbarë botën.
“Ne kemi deficite të mëdha financiare me Kinën, Bashkimin Evropian dhe shumë të tjerë. E vetmja mënyrë për ta kuruar këtë problem është me tarifa, të cilat tani po sjellin dhjetëra miliarda dollarë në ShBA. Ato tashmë janë në fuqi dhe janë një gjë e bukur për t’u parë.”, shkroi Trampi në Truth Social. “Deficiti me këto vende është rritur gjatë presidencës së përgjumur Xho Bajden. Ne do ta kthejmë atë dhe shpejt.”, deklaroi presidenti amerikan. “Një ditë njerëzit do të kuptojnë se tarifat për Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një gjë shumë e bukur.”, shtoi ai.
