Botë

Masakra e Zvicrës, identifikohet autori i vrasjes së 4-fishtë

10.05.2015 19:05

Autoritetet zviceriane arritën të zbulonin autorin e krimit të rëndë që mori jetën e katër personave në qytetin Vurenlingen...

Trupat e viktimave u gjetën të shpërndarë në një pallat në zonën veri- perëndimore të Zyrihut. 
 
Duke përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist, zëdhënësi i policisë lokale pohoi se burri 36-vjeçar kishte motive personale që vrau me armë zjarri vjehrrin dhe vjehrren e tij.
 
Më pas ai mori jetën e kunatit dhe fqinjit të kësaj familjeje. Pasi kreu masakren, ai u vetëvra.
 
Ndërkohë, autoritetet zviceriane kanë marrë në pyetje bashkëshorten dhe fëmijët e autorit te krimit, për të zbardhur se cilat ishin motivet që e shtynë për të marrë këtë veprim tragjik.
 
Burimet tregojnë se çifti prej kohesh jetonin të ndarë, dhe ndoshta kjo ishte një nga arsyet që kishte shkaktuar gjendje depresioni për 36-vjeçarin.