Botë

Trampi kërcënon Kinën me tarifa prej 50%

08.04.2025 11:11

Tramp të hënën tha se do të vendosë një tarifë shtesë prej 50 për qind ndaj mallrave të importuara nga Kina...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, të hënën tha se do të vendosë një tarifë shtesë prej 50 për qind ndaj mallrave të importuara nga Kina, nëse Pekini nuk i tërheq tarifat hakmarrëse kundër Shteteve të Bashkuara.

“Gjithashtu, të gjitha bisedimet me Kinën në lidhje me takimet që ata kanë kërkuar me ne do të ndërpriten! Negociatat me vende të tjera, të cilat gjithashtu kanë kërkuar takime, do të fillojnë menjëherë.”, tha Trampi në një postim në Truth Social.
 
Ministria e Tregtisë e Kinës tha gjithashtu se do të vendosë më shumë kontrolle mbi eksportet e mineraleve të rralla, të cilat përdorën në produkte të teknologjisë së lartë, si çipat kompjuterikë dhe bateritë e automjeteve elektrike.
 
Kërcënimi i fundit i Trampit për tarifat prej 50 për qind trazoi edhe më shumë tregjet financiare globale, të cilat kishin rënë vazhdimisht që prej njoftimit të javës së kaluar nga Trampi. Investitorët dhe liderët politikë janë ende të pasigurt nëse tarifat e Trampit janë pjesë e një regjimi të ri të përhershëm apo një taktikë negociuese për të marrë lëshime nga vende të tjera.