Maqedoni

Lufta kundër korrupsionit, Mickoski: Ndërtohen mekanizma për luftë pa kompromis

08.04.2025 11:52

Korrupsioni është pengesa më e madhe për rritjen, zhvillimin dhe të ardhmen e një vendi...

Korrupsioni është pengesa më e madhe për rritjen, zhvillimin dhe të ardhmen e një vendi, tha kryeministri, Hristijan Mickoski, në seancën konstituive të Trupit Ndërinstitucional për Koordinim të Veprimtarive kundër Korrupsionit. Shtoi se do të ndërtohet  një mekanizëm që do të veprojë shpejt, me efikasitet dhe pa kompromis kundër korrupsionit. Edhe sipas ambasadorit Rokas, për funksionimin e një shoqërie demokratike nevojitet sistem gjyqësor i pavarur. 
 
“Ky organ nuk do të jetë thjesht një tjetër konstrukt administrativ. Ne jemi këtu për të krijuar një formë të re që do të ketë substancë dhe nuk do të jetë një formë që do të jetë pa përmbajtje. Ne duam të ndërtojmë një mekanizëm që do të veprojë shpejt, me efikasitet dhe pa kompromis. Fatkeqësisht, vitet e fundit kemi parë se si korrupsioni në heshtje, por në mënyrë të vazhdueshme ka gërryer besimin tek qytetarët, por edhe tek institucionet. Procedurat gjyqësore që zgjasin me vite, aktakuza që nuk përfundojnë kurrë me vendim dhe hetime që hapen vetëm kur bëhen sensacion mediatik.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
“Do të rikujtojmë se në raportin e BE-së për progresin e Maqedonisë së Veriut për 2024 u shpreh shqetësim për punën e këshillit gjyqësor dhe gjykatave. Ne presim se këshilli gjyqësor do të ketë mandate të pavarura dhe vërejtëm se interpelancat nuk japin hapësirë ligjore për shkarkim të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Për funksionimin e një shoqërie demokratike nevojitet sistem gjyqësor, që nuk do të ndikojnë ndikimet politike, integriteti dhe pavarësia duhet të jenë parime dhe jo përjashtime.”, - theksoi shefi i delegacionit të BE-së në RMV, Mihail Rokas.