Maqedoni
Ministria e Brendshme, alarme të rreme për bombë në dy shkolla në Shkup
08.04.2025 13:07
Mëngjesin e sotëm dy shkolla të mesme të Shkupit kanë marrë email-e ku thuhet se në objektet e tyre është vendosur një mjet shpërthyes

Mëngjesin e sotëm dy shkolla të mesme të Shkupit kanë marrë email-e ku thuhet se në objektet e tyre është vendosur një mjet shpërthyes, por pas një hetimi të plotë është konstatuar se bëhet fjalë për raporte të rreme, njofton Ministria e Brendshme, e cila e ka konfirmuar rastin.
“Sot, Departamenti i Punëve të Brendshme i Shkupit njoftoi se dy shkolla në Shkup kanë marrë një informatë përmes e-mail-it për një mjet shpërthyes të vendosur gjoja. Menjëherë janë marrë masat dhe aktivitetet e duhura, janë kryer kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme.”, - deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Goce Andrevski.
