Maqedoni

Eurointegrimi dhe reformat në gjyqësor, RMV-ja bashkëpunim me Malin e Zi

08.04.2025 14:14

Bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, sidomos në fushat që ndërlidhen me implementimin e agjendës së reformave...

Bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, sidomos në fushat që ndërlidhen me implementimin e agjendës së reformave në pjesën e jurisprudencës, është një mundësi për të përshpejtuar integrimin e plotë në BE të RMV-së dhe Malit të Zi, u tha në takimin e përbashkët të ministrit të Drejtësisë, Filkov, dhe homologut të tij malazez, Bozhoviq, të cilët me këtë rast nënshkruan deklaratë që i referohet kryesisht bashkëpunimit në sundimin e ligjit dhe gjyqësorit të pavarur.
 
“Përforcimi i sundimit të së drejtës dhe pavarësia e gjyqësorit në kontekst të integrimit në Bashkimin Evropian, përmirësimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe sigurisë juridike, hapat e përbashkët në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përkrahje për reforma në drejtësi dhe përforcim të institucioneve, duke përfshirë edhe mundësinë për përkrahje institucionale dhe financiare, digjitalizimi i procese gjyqësore dhe rritja e transparecës përmes E-shërbimeve.”, - deklaroi ministri i Drejtësisë, Igor Filkov.
 
“Ky bashkëpunim me të vërtetë mund të jetë shumë intensive dhe  kjo shihet në përpjekjet tona të përbashkëta në rrugën drejt BE-së. Ministria e Drejtësisë në RMV dhe Ministria e Drejtësisë në Mal të Zi mund të bashkëpunojnë ngushtë në fusha teknike, administrative dhe të ekspertëve dhe të mund të rezultojë me anëtarësim në Bashkimin Evropian, sidomos për faktin se Mali i Zi është më përpara drejt BE-së dhe ka çfarë të ndajë me Maqedoninë e Veriut, por edhe anasjelltas.”, - theksoi ministri i Drejtësisë në Mal të Zi, Bojan Bozhoviq. 
 
Ministri Filkov foli edhe për emrat e propozuar nga Filipçe për grupin e punës në zbatimin e agjendës reformuese, i cili nënvizoi se në përmirësimin e gjendjes në gjyqësor dhe fusha tjera të rëndësishme shoqërore, duhet të përfshihen figura që nuk kanë qenë kreatorë të problemeve dhe njëherit të jenë persona me qasje serioze.


NERMIN MULAKI FEJZULLAHU