Qeveri, formohet trup ndërinstitucional antikorrupsion

08.04.2025 15:48

Diplomatët e huaj në vend alarmojnë....

Diplomatët e huaj në vend alarmojnë për një betejë më të fuqishme kundër korrupsionit.

Luftimi i korrupsionit, Ambasadorët, të  shqetësuar për aktivitetet e pakta

Me rastin e formimit të trupit ndërinstitucional për aktivitete antikorrupsion, euroambasadori Mihail Rokas, theksoi se korrupsioni është sfidë e madhe për shtetin dhe nevojiten reforma urgjente. Politika duhet të qëndrojë larg gjyqësorit, thotë ai.

“Korrupsioni po hyn thellë në poret e shoqërisë dhe qytetarëve. Të gjitha qeveritë janë angazhuar kundër korrupsionit. Megjithatë kjo është detyrë e mbarë shoqërisë. Nevojitet të ndryshohet mentaliteti në institucione, gjyqësor dhe të çdo individi.”, - deklaroi euroambasadori, Mihail Rokas.

Nga ambasada amerikane thonë se lufta ndaj korrupsionit është e rëndësishme për ekonominë dhe mirëqenien sociale. Shefi i misionit të OSBE-së, Kilijan Val, vuri theksin në zbatimin e ligjeve.

“Të mos lejojmë që ryshfeti t’i definojë kontratat, por ato të bazohen në merita. Rritja ekonomike mund të ketë, nëse institucionet janë të besueshme, si dhe sundon drejtësia.”, - theksoi  zëvendësambasadorja e ShBA-së, Nikoll Varnes.

“Rezultatet mund të përmirësohen vetëm me përforcimin e institucioneve dhe mbikëqyrje më e fuqishme mbi punën e Kuvendit.”, - u shpreh shefi i misionit të OSBE-së, Kilijan Val.

Për ndërkombëtarët, shqetësues mbetet raporti i komisionit antikorrupsion për vitin 2024, në të cilin thuhet se janë realizuar vetëm 18% të aktiviteteve antikorruptive.

Kryeministri beson se koordinimi i disa institucioneve kyçe mund të sjellë rezultate.

“Ky trup duhet të jetë vendi ku informacionet do të ndahen në kohë, ku askush nuk hesht, ku merren iniciativa, ndiqen raste dhe kërkohen rezultate.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Aktivitetet për minimizimin e korrupsionit do t’i gërshetojnë komisioni antikorrupsion, ministria e brendshme, e drejtësisë, financave, prokuroria, policia financiare, DAP-i dhe dogana. (Meral Ismaili, TVM2)