Zgjerimi i BE-së, Filipçe nga Brukseli: Të ndihmojnë socialdemokratët evropianë
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe....

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, kërkon nga socialdemokratët evropianë që të marrin rol aktiv dhe ta ndihmojnë Unionin në politikën e zgjerimit të saj, nëpërmjet një ideologjie që ofron solidaritet transatlantik, barazi sociale dhe integritet demografik.
Duke folur për procesin eurointegrues të RMV-së, kreu i opozitës maqedonase theksoi se Qeveria nuk është e gatshme të vazhdojë me këtë proces, që sipas tij po dëmtohet e ardhmja e shtetit.
Në konferencën e programit për zgjerimin e BE-së në Bruksel, Filipçe po ashtu ka parashtruar nevojën për mbushjen e hapësirave, që pengojnë depërtimin e autoritarëve, antievropianëve dhe forcave antidemokratike.
Maqedonia e Veriut, sipas tij, është udhëkryqi i aspiratave të vendeve ballkanike dhe gjeopolitikës bashkëkohore.
“Procesi i zgjerimit nuk është vetëm rregullim mekanik i ligjeve apo plotësim administrativ i kritereve për aderim. Kjo është çështje e jashtme gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Ne në Maqedoninë e Veriut ballafaqohemi me qeveri, që nuk është e gatshme të vazhdojë me ndryshimet kushtetuese, me fillimin e procesit të hapjes së kapitujve me BE-në. Qeveria e Maqedonisë është shembull i mospasjes së strategjisë për progresin e eurointegrimve. Maqedonia e Veriut është në gjendje të rëndë të së ashtuquajturës ‘veto e vetimponuar’, sepse Qeveria refuzon t’i implementojë ndryshimet kushtetuese të nevojshme, që të vazhdojë me procesin aderues.”, - deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
VMRO-DPMNE: Integrimin e bllokuat ju në vitin 2022
Kundërpërgjigjen nga VMRO-DPMNE. Ata thonë se nuk i refuzojnë ndryshimet kushtetuese, por se duan që ato të dalin nga një marrëveshje më e gjerë dhe e arritur nga procesi demokratik.
“Nëse sot jemi bllokuar në proces, kjo është për arsyen e marrëveshjes së dëmshme dhe të padakorduar të vitit 2022, e nënshkruar nga LSD-ja, pa konsensus të brendshëm dhe në kundërshtim me mendimin publik. Ndryshimet kushtetuese nuk janë bllokuar nga VMRO-DPMNE-ja, por nga mosbesimi i popullit në procesin që LSD-ja e udhëhiqte pa transparencë, pa përgjigje dhe me shtesa sekrete.”, thuhet në komunikatën e VMRO-së.
Prej atje shtojnë se partia udhëheqëse e Qeverisë është e përkushtuar në reforma, sundimin e ligjit dhe luftës kundër korrupsionit. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
