Maqedoni

U mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare

10.05.2015 20:08

Këshilli i Sigurisë Kombëtare I thirrur nga presidenti Gjorge Ivanov...

Këshilli i Sigurisë Kombëtare I thirrur nga presidenti Gjorge Ivanov ëhstë mbledhur tashmë dhe po diskuton gjendjen e sigurisë pas situatës së fundit në Kumanovë.

Në këtë mbledhje për herë të parë, përveç anëtarëve të saj të rregullt Ivanof ftoi liderët e partive më të mëdha politike , lideri i LSDM-së Zoran Zaev, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tashmë po merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të sigurisë që u thirr nga kryetari i Maqedonisë Gjorgje Ivanov.

Por në vend të liderëve shqiptarë Ahmeti dhe Thaci, BDI përfaqësohet nga Talat Xhaferi ndërsa PDSH nga Imer Aliu.

Paraprakisht lideri i LSDM-së Zoran Zaevv, deklaroi se pjesëmarrja e tij është rezultat i shqetësimit të LSDM-së për gjendjen e sigurisë në vend.