Maqedoni
Koçoska, ulje të tarifave doganore me ndryshime në ligj
08.04.2025 17:58
Ulje të tarifave doganore për SHBA-në me ndryshime të ligjit...

Ulje të tarifave doganore për SHBA-në me ndryshime të ligjit, paralajmëron ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme pritet të nënshkruajë një marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-në.
Ajo shton se aktualisht vetëm një kompani është e prekur drejtpërdrejt. Megjithatë, ministrja garanton se nuk ka vend për frikë nga pushimet nga puna, rritje të inflacionit dhe ulje të rritjes në afat të shkurtër.
“Sigurisht që bëhet fjalë për gabime dhe nuk janë tarifat doganore që ne i kemi. Ja këtu është drejtori , mund t’ju tregojë se edhe sipas tarifave individuale që do t’i shikoni në RMV, nuk ekziston tarifë doganore prej 65%, dhe mendoj se ato janë të dhëna të disponueshme publikisht. Edhe ju vetë mund t’i shikoni dhe të shihni se nuk kemi tarifa doganore aq të larta. Situata është e ndërlikuar në lidhje me atë që ne nuk kemi të nënshkruar marrëveshje për tregëti të lirë me SHBA-të ,. Po punojmë në një mënyrë që të arrijmë të nënshkruajmë një marrëveshje të tillë”, u shpreh ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.
Ende nuk është saktësuar se në cilën pjesë saktësisht do të ketë ulje, por çdo vend mbron prodhimin vendas, thotë ministrja e Financave. Sipas saj tregtia me SHBA-në është nën një për qind ose gjithsej 314 milionë euro vitin e kaluar. Ajo siguron se nuk do të ketë efekte të drejtpërdrejta nga tarifat e paralajmëruara prej 33 për qind nga administrata amerikane ndaj Maqedonisë. Nga LSDM thonë se deklaratat e qeverisë janë kaotike dhe joserioze.
“Vendimi i SHBA-ve për të vendosur tarifë prej 33% për Maqedoninë, që është ndër më të lartat në Evropë, është edhe një disfatë për qeverinë e udhëhequr nga Mickovski dhe VMRO-DPMNE-ja, si dhe politika e saj e jashtme. Deklaratat spektakolare se kanë hyrë në “perimetrin apo optikën” e administratës së re amerikane, ranë në ujë”, thuhet në kumtesëm e LSDM-së.
Ndërkohë, të dhënat nga Ministria e Ekonomisë, administrata amerikane dhe ambasada amerikane janë duke u shqyrtuar për të përcaktuar diferencat në përllogaritje. Negociatat synojnë të dëshmojnë se Maqedonia nuk ka deficit tregtar me SHBA-në, pasi vitin e kaluar ka eksportuar mallra në vlerë prej 110 milionë euro dhe ka importuar 180 milionë euro.
FARIJE DAUTI BAKIU
